Ora 20:30 e mbrëmjes së mërkurë ka shënuar nisjen e emisionit të ri sportiv në ekranin e RTSH Shkodra. “Studio Sport”, i drejtuar nga gazetari sportiv, Gaspër Marku, do të jetë çdo të mërkurë pranë dashamirësve të sportit, që në Shkodër e më gjërë, janë të shumtë.
Lazër Matija (President i KFF Vllaznia), Florian Zekja (President i Vllaznia volej femra), Blendi Dibra (Sekretar i përgjithshëm i KF Vllaznia), ishin të ftuarit e mbrëmjes së mërkurë. të cilët diskutuan për sukseset e vazhdueshme të Vllaznisë në futboll femra, kryesuese e kampionatit dhe finaliste e Kupës, Vllazninë e meshkujve Superiore, fitorja me Kukësin, vendi i dytë në renditje dhe pragndeshja e së dielës me Tiranën, lojrat me dorë, riorganizimi i shoqatës së volejbollit femra.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe informacionet për sportet e tjerë, lojrat me dorë, futsalla, futbolli amator 9×9, kampionati i futbollit për moshat, etj.
Gazeta “Shkodra Sport” i uron suksese kolegut Gasper Marku dhe njekohesisht edhe RTSH Shkodra ne kete emision te saponisur dhe qe me siguri ka per te qene nje burim informacioni jo vetem per te gjithe sportdashesit por edhe per mediat, me lajmet, analizat, diskutimet dhe opinionet qe do te dalin prej tij.
RTSH Shkodra ne kete menyre vazhdon te jete gjithnje e me prane shikuesve e degjuesve te saj me risi te reja. Kuptohet qe me ardhjen ne krye te saj te drejtorit Ergys Kavaja shume gjera kane ndryshuar per mire dhe “Studio Sport” eshte nje prej gjerave te bukura qe ky institucion ka marre persiper te sjelle.