Java e 16 e Kategorisë Superiore është planifikuar nga FSHF që të luhet e gjitha në një ditë dhe në një orë. FSHF ka vendosur që në fillim në kalendarin e saj që këto takime të luhen të premten, në orën 13:00, në mënyrë që t’u mundësojë skuadrave të nsin pushimet që në fundjavë. Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që ndonjë nga ndeshjet të ndryshojë orar apo edhe datë, pasi FSHF e ka bërë këtë spostim edhe më parë.

Në Kamëz, Laç dhe Kukës është e pamundur që të ketë spostim të ndeshjeve në orar tjetër, pasi nuk ka ndriçim të përshtatshëm artificial, por kjo gjë mund të ndodhë me ndeshjet që luajnë si pritës Partizani dhe Skënderbeu. Kjo ka pak gjasa te ndodhe sepse po te premten FSHF do te organizoje mbremjen gala te fundvitit, pikerisht ne oren 18.00 dhe si rrjedhoje, te gjitha aktivitetet do te mbyllen ne kete date.

Të premten më 22 dhjetor, ora 13:00

Partizani-Vllaznia

Kamza-Flamurtari

Laçi-Lushnja

Kukësi-Luftëtari

Skënderbeu-Teuta