Lojtarët shkodranë po luajnë me sukses me ekipet e Superiores apo dhe Kategorisë së Parë.

I fundit që duket në formë dhe po bën mirë është Kabir Tahiraga. Ai la para pak javësh ekipin e Luftëtarit dhe iu bashkua Orikut dhe duket se ka bërë zgjedhjen e duhur.

Oriku fitoi në miqësoren kundër Flamurtarit me rezultatin 2-1 dhe të dy golat u shënuan nga Tahiraga.

Ai dërgoi fillimisht topin në rrjetë në minutën e 40′ duke shfrytëzuar një top të kthyer nga portieri kundërshtar. Shkodrani shënoi golin e dytë personal dhe për ekipin e tij në minutën e 70-te.

Ai i gjeti kohën një topi në gjysmëlartësi të krosuar në shtyllën e dytë dhe me të majtën e dërgoi në rrjetë për 2-0. Flamurtari gjeti golin e nderit në minutën e 90′.

Tahiraga është produkt i Akademisë së Vllaznisë, madje ka fituar dhe kampionatin me moshat e kuqebluve.