Fitorja 3-1 e Vllaznise ndaj Partizanit ne çerekfinalen e pare te Kupes se Shqiperise, ka qene objekti kryesor i diskutimeve ne emisionin “Skaner” ne MCN TV.

Ermal Tahiri, ish-futbollist, komentoi fitoren e Vllaznisë ndaj Partizanit në Kupë me rezultatin 3-1 duke u ndalur edhe tek loja e paraqitur nga te dy ekipet ne fushen e lojes.

Referuar lëvizjeve në formacione, Tahiri deklaroi se Vllaznia ka organikë të pasur lojtarësh. Golat e pësuar nga Partizani, ishin gabime individuale, sipas tij.

“Të dyja ekipet, bënë rrotacion në ndeshjen e djeshme. Kanë nga 4-5 lojtarë që ndryshojnë. Vllaznia tregoi se edhe ata që vijnë nga stoli, janë të njëjtë me ata që luajnë. Vllaznia ka një organikë të pasur. Terreni i shkoi më shumë përshtat Vllaznisë se sa Partizanit. Goli i parë erdhi nga një gabim dhe nëse nuk ndodhte, loja mund të shkonte ashtu.

Me golin e Matondo, të gjithë menduam se do kishte ndryshim dhe do bëhej loja më e bukur. Vllaznia e mori përsëri lojën në dorë dhe ia doli të shënojë edhe të tretin. Gabime individuale te Partizani te golat e pësuar. Mendoj se edhe goli i tretë është gabim individual.