HomeFUTBOLLTë veshur me kollare, por bosh në brendësi! Fjalët e trajnerit të...

Të veshur me kollare, por bosh në brendësi! Fjalët e trajnerit të Craiovas për Loro Boricin, sa shumë tregojnë për futbollin në Shqipëri

Shumë herë e kemi thënë se lojtarët e ekipeve shqiptare nuk po ngrihen në nivelin e stadiumeve që janë ndërtuar në vendin tonë. Në gjithë këto vitet e fundit, të pafundme janë arenat e nivelit të lartë ku skuadrat tona mund të shprehin aftësitë e tyre.

Por nga ana tjetër, performanca që na shfaqet në fushën e blertë është ende realisht jashtë asaj që tregon imazhi i parë.

Kjo u vërtetua më së miri edhe nga trajneri i Craiovas, Balint. Në të vetmen herë që foli për Vllazninë, ishte për stadiumin e saj, Loro Borici. “U kënaqa shumë që luajta në një stadium të tillë, dua të përgëzoj tifozët për atmosferën e bukur”. Por sigurisht që ky artikull nuk i kushtohet Vllaznisë në veçanti.

Përkundrazi, më kryesisht bëhet fjalë për ekipet e kryeqytetit që me performancën e tyre në Europë na ka lënë shije të keqe mes zhgënjimit total. Të veshur me kollare, por bosh në brëndësi, pa pasur klas në komunikim për të fituar respektin e të tjerëve. Tani duhet të kalojmë një hap më larg, nuk bëhet më fjalë për ndërtim stadiumesh. Le të fillojmë që të luajmë futboll dhe të ndërtojmë aksione…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments