Kalimi i ditëve dhe afrimi i nisjes së ndeshjeve zyrtare e ka bërë të domosdoshme edhe zhvillimin e ndeshjeve miqësore për ekipet sportive. Kështu kanë vepruar edhe Tërbuni i Pukës dhe Vllaznia U19 që kanë zhvilluar një ndeshje në mes tyre, e cila është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Në përfundim të kësaj miqësoreje është fiksuar rezultati i barabartë 4-4.

Një bollëk golash që tregon se loja ka qenë sulmuese për të dy ekipet. Për pukjanët golat janë shënuar nga Blinishta, Hoxha, Gjini dhe Shaba ndërsa golat për ekipin e të rinjve të Vllaznisë janë shënuar nga Lekaj, Rahova, Lisaj dhe Zaja. Pavarësisht rezultatit, kjo miqësore u ka shërbyer jo pak trajnerëve Krepi e Zmijani për të parë gjendjen e ekipeve të tyre dhe për të korigjuar gabimet e vërejtura.
© shkodrasport.com