HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETeuta cinike përballë Egnatias. Merr një fitore me mjaft vlerë në Rrogozhinë

Teuta cinike përballë Egnatias. Merr një fitore me mjaft vlerë në Rrogozhinë

Teuta ka marrë tre pikë të vlefshme në ndeshjen ndaj Egnatias, duke mos rrezikuar zonën e play out-it. Durrsakët morën fitoren minimale 0-1 në transfertë, duke realizuar në minutën e 27’ me Klejdi Dacin.

Daci shënon kështu për të dytën herë gjatë këtij sezonin ndaj rrogozhinasve, pasi në javën e parë të kampionatit, në kohën kur ishte te Kukësi, Daci ka shënuar sërish në këtë fushë.

Pjesa e parë e kësaj sfide ishte deri diku e balancuar, ndërsa në fraksionin e dytë ritmin e lojës e diktuan rrogozhinasit.

Egnatia pati disa raste për të realizuar në portën e Demës, megjithatë lojtarët e Ramadanit nuk ia dolën që të shfrytëzonin mundësit dhe të dilnin me të patën një pikë nga kjo sfidë.

Pas këtij takimi Teuta vijon të renditet e gjashta, por tashmë me 28 pikë, teksa Egnatia qëndron në vend të shtatë me 23 pikë në 24 ndeshje të luajtura.

Egnatia-Teuta (0-1)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments