HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETifozeri shembull në Shqipëri, të shtunën ‘Air Albania’ do ‘vishet’ kuqeblu

Tifozeri shembull në Shqipëri, të shtunën ‘Air Albania’ do ‘vishet’ kuqeblu

Nëse ka një aspekt për të cilin Vllaznia nuk ka vuajtur kurrë gjatë historisë së saj, ata janë tifozët. Që prej krijimit të këtij klubi, që është edhe më i vjetri në vend, mbështetësit nuk kanë munguar kurrë.

Jo vetëm në Shkodër, por tifozët shkodranë ishin të parët madje që udhëtuan edhe jashtë qytetit për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.

Madje janë të famshme historitë e tifozëve që udhëtonin me biçikleta nga Shkodra drejt Lezhës, Tiranës apo edhe Kavajës. E gjithashtu një tifozeri për tu marrë shembull, që jo vetëm ka qenë gjithmonë e shumtë në shkallët e stadiumit, por edhe e kulturuar. Ku në rastet kur kundërshtari e ka merituar fitoren, e kanë duartrokitur dhe përgëzuar.

Edhe këtë edicion, pas dy sezoneve të vështira për shkak të Covid-19, tifozët shkodranë janë shndërruar në protagonistë. Transfertat duken si ndeshje shtëpiake me aq mbështetës që udhëtojnë nga qytetit në qytet për skuadrën e tyre të zemrës.

Takimi i rradhës për Vllazninë në kampionat do jetë në transfertë kundër Partizanit. Edhe kësaj rradhe pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh për të qenë të pranishëm në “Air Albania”.

Patjetër edhe sfida ndaj të kuqve është një duel që mbart histori të pasur, e të motivon akoma më shumë për të qenë në mbështetje të Vllaznisë.

Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments