Thomas Brdariç duket se ka nder mend te qendroje gjate ne Shkoder. Ecuria e mire e Vllaznise ka bere qe tashme te mendohet per nje projekt afatgjate.

Kete e tregon me se miri fakti qe tashme ai ka sjelle ne kryeqendren e Veriut edhe te birin- Timin. Ky i fundit 20 vjeç, luan si qendermbrojtes dhe eshte 1.95 metra i gjate.

Tim Brdariç ka dy dite qe ka dale ne stervitje me Vllaznine dhe pritet qe ne ditet ne vazhdim te firmose me te. Ideja eshte qe ai te luaje fillimisht me ekipin e 21 vjeçareve dhe do te jete ne vemendje edhe te stafit te ekipit te pare.

I datelindjes 4 korrik 2000, ky lojtar eshte rritur ne Akademite e Wolfsburg dhe Fortuna Dyseldorf ndersa me pas ka luajtur per Arminia Klosterhardt dhe Allemania Aachen, para se te kalonte ne Amerike ku per nje sezon ka qene pjese e Duquesne Dukes.

Tashme do shihet mundesia per te treguar vlerat e veta edhe tek Vllaznia, ku mbiemri Brdariç eshte ne mode per momentin dhe kjo fale punes se shkelqyer qe po ben i ati, Thomas, ne rolin e trajnerit./SHKODRA-SPORT.COM/