Ecuria e ekipit të basketbollit të të rejave të Vllaznisë vazhdon të jetë mjaft e suksesshme.

Fundjavën që lamë pas ata kanë luajtur ndeshjen e rradhës, atë të javës së gjashtë të kampionatit, në Tiranë përballë skuadrës me të njëjtën emër.

Shumë interesant është rezultati i rregjistruar në fundin e takimit që u fitua nga vajzat e reja shkodrane me rezultatin 113-21.

Pra me plot 92 pikë diferencë. Vllaznia e drejtuar nga të mirënjohurit Xhuli Shestani e Renato Radoja udhëheqin renditjen e kampionatit me 6 fitore në po kaq ndeshje të luajtura.

Po kaq interesant është edhe koshaverazhi i këtij ekipi, me 545 pikë të shënuara dhe vetëm 166 të pësuara.

Padyshim që janë shifra për “Guinnes” sepse vajzat shkodrane kanë shënuar mesatarisht mbi 90 pikë për ndeshje ndërsa kanë pësuar mesatarisht 27 pikë për ndeshje.

Vllaznia padiskutim që me këtë ecuri konsiderohet pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion këtë vit.
© shkodrasport.com