Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORITottenham ndriçon me LED, imazhet mahnitëse të stadiumit të ri me 62,000...

Tottenham ndriçon me LED, imazhet mahnitëse të stadiumit të ri me 62,000 vende me vlerë 1 miliard €

Teksa shtëpia e re e Tottenham po i afrohet përfundimit, klubi tani ka zbuluar se sa mahnitës duket nga jashtë stadiumi me 62,000 vende.

Më shumë se 1,6000 njerëz janë duke punuar për rindërtimit të White Hart Lane në mënyrë që stadiumi me vlerë 1 miliard euro të përfundojë sezonin e kaluar.

Në fillim të javës, fotografitë treguan panelet e reja prej xhami që janë instaluar në pjesën e jashtme.

Tani janë zbuluar edhe 170 prej atyre paneleve që do të jenë me drita LED dhe do të lejojnë vendin të ndriçojë si Allianz Arena i Bayern Munich.

Zhvillimi ndjek vendosjen e kolonave të tarracës që është krijuar në fund të muajit të kaluar që i kanë dhënë formën stadiumit.

Pronari Daniel Levy kërkon që stadiumi të jetë gati përpara startit të sezonit 2018/19 në Premier League.

Stadiumi gjithashtu do të përfshijë edhe një fushë lëvizëse. Do të jetë fusha lëvizëse e parë në Premier League. /telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments