Nesër starton kampionati i kategorisë së parë dhe pas 57 vitesh Vllaznia do të mungojë në elitën e futbollit shqiptar.

Padyshim që kjo disfatë e madhe e pësuar në sezonin e kaluar, ka zhgënjyer shumë tifozët shkodranë që e kanë braktisur ekipin e tyre.

Por Hasan Lika me një thirrje publike, u ka kërkuar atyre të rikthehen e të mbështesin Vllazninë sepse vetëm sëbashku mund të arrihet objektivi.

“Pezmatimi i tifozëve kuptohet shumë mirë. Në një ditë të vështirë janë tifozët që e çojnë skuadrën e tyre përpara.

Ne jemi këtu për të punuar të gjithë së bashku për ta çuar Vllazninë përpara.

Do japim maksimumin për tifozët dhe së bashku me ta ta çojmë Vllazninë në Superiore”.
© shkodrasport.com