Humbjet e fundit ka sjellë një situatë kaotike te Kamza, madje dje u përfol edhe për largimin e trajnerit Ramadan Ndreu, por që drejtuesit e kanë mohuar, ashtu si dhe vetë trajneri.

Mbetet për t’u parë çfarë do të ndodhë, por atmosfera në këtë skuadër është trazuar shumë kohët e fundit.

Kamza nuk pati fat në ndeshjen e fundit, ku goditi dy herë traversën, ndërkohë që iu mohua një 11-metërsh.

Është një moment mjaft delikat, pasi kjo skuadër rrezikohet jo pak për rënien një kategori më poshtë.

Ndeshja e radhës është në Korçë, ku Kamza nuk do të ketë të gatshëm një nga lojtarët e saj më të mirë, mesfushorin brazilian Arrabal, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë.

Një mungesë që peshon shumë dhe që ndoshta do t’i detyrojë drejtuesit e Kamzës të shlyejnë me pagesë dënimin e mbetur të Erlis Frashërit, i dënuar nga Disiplina.

Me Skënderbeun do të jetë shumë e vështirë, por kamzalinjve u duhet me çdo kusht të shmangin humbjen, pasi Vllaznia dhe Teuta janë aty pranë. / Vipsport/