Nga Gjergj KOLA
Aventure e re per volejbollisten shkodrane Antoneta Molla. 24 vjeçarja ka kaluar ne nje tjeter kampionat, ate gjerman teksa eshte bere pjese e ekipit TV Planegg-Krailling qe merr pjese ne Bundesliga 2.
Padyshim qe kjo eshte nje arritje per ish- volejbollisten e Vllaznise qe po i ngjit shkallet e karrieres nje e nga nje. Kujtojme qe pas largimit nga Vllaznia, ajo fillimisht luajti me ekipin e Barletit dhe me pas me Tiranen, perpara se te transferohej ne Greqi.
Ne sezonin 2022-2023, ne gjashte muajt e pare ajo luajti me ekipin Foinikas Alexandroupolis, pjese e divizionit 2 te volejbollit grek, nderkohe qe ne fazen e dyte te kampionatit u transferua ne ekipin e Superliges qipriote Dikefalos Geriou.
Nderkohe tashme po luan ne Gjermani dhe kjo eshte nje arritje. TV Planegg-Krailling renditet aktualisht ne vendin e 9-te nder 13 skuadrat pjesmarrese te Bundesliga 2 dhe kjo pervoje do ta ndihmoje volejbollisten shkodrane te rritet edhe me shume nga ana profesionale.
Kuptohet qe edhe ne Gjermani ajo do te tregoje vlerat e saj me te mira. Kujtojme qe Molla eshte nje nga volejbollistet me te talentuar te dala vitet e fundit nga Shqiperia dhe si rrjedhoje, me talentin qe posedon ajo mund t’ia dale te luaje me sukses edhe ne kampionate me te forta siç eshte edhe ai i Gjermanise.