Qendrimi i tre futbollisteve te rinj te Vllaznise te Terbuni nuk ka zgjatur shume. Eraldo Deda, Olsi Mali dhe Angjelo Radovani jane kthyer serish ne Shkoder dhe do te luajne ne sezonin e ri me ekipin Vllaznia U21.

Drejtuesit e klubit kuqeblu kishin menduar t’u jepnin me shume hapesire duke i huazuar tek Terbuni, por tre lojtaret duket se nuk kane qene te bindur per te qendruar ne Puke.

Thjesht jane stervitur disa dite me ekipin qe drejtohet nga trajneri Elvin Beqiri dhe me pas jane kthyer serish ne vendin ku jane nen kontrate.

Te tre keta lojtare do te jene pjese e Vllaznise edhe ne sezonin e ri, por kuptohet qe do te luajne me ekipin U21 ku kane mundesine te jene rregullisht ne fushe dhe kjo do t’i ndihmoje edhe nga ana profesionale./SHKODRA-SPORT.COM/