HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETre shtylla, por asnjë gol. Laçi barazon me Egnatian dhe humb terren...

Tre shtylla, por asnjë gol. Laçi barazon me Egnatian dhe humb terren në garën për titull

Laçi nuk arrin të fitojë sfidën ndaj Egnatias edhe pse dominoi në pjesën më të madhe të lojës. Ekipi i Josës barazoi 0-0 dhe nuk arrin të mbajë ritmin e Tiranës.

Laçi ishte më kërkuese që në minutat e para dhe kapi shtyllën që në minutën e 8. Ky do të ishte vetëm sinjali i parë i bardhezinjve, të cilët vazhdonin të sulmonin. Në minutën e 28 erdhi shtylla e dytë me Mentor Mazrekajn që tentoi golin që nga goditja këndore.

Në fundin e pjesës së parë pati dy pretendime për penallti nga ana e laçialëve, ku rasti më i diskutueshëm ishte ndërhyrja e Agbenpornus ndaj sulmuesit Akiniemit. Arbitri vendosi të vazhdonte lojën.

Në pjesën e dytë skenari ishte i njëjtë. Në minutën e 60 ishte rasti më i mirë i sfidës me Guindon që nuk shënoi me portën bosh. Dhjetë minuta më vonë Akiniemi goditi brenda zonës, por fati nuk ishte me lojtarin e Laçit, i cili kapi shtyllën e tretë të sfidës.

Me këtë barazim Laçi mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, por që rrisin distancën me kryesuesit e Tiranës. Egnatia nga ana tjetër mbetet në vendin e shtatë me 23 pikë.

LAÇI-EGNATIA 0-0

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments