Te dielen ne Shkoder do te organizohet nje turne shume interesant i boksit profesionist i cili eshte emertuar “Nata e Kampioneve”. Ne ring do te ngjiten njeri pas tjetrit boksieret shkodrane Senad Drini, Armando Grishaj, Arjon Kajoshi dhe Nelson Hysa.
Ata kane kohe qe pergatiten nen drejtimin e stafit te trajnereve te perbere nga Zef Gjoni, Jetmir Kuçi, Lazarin Vila, Besnik Limani dhe Klavdo Çekini dhe tash kane mbetur edhe dhenia e dores se fundit te pergatitjeve teksa gjithçka duket se po shkon ashtu.
Por nderkohe pasditen e sotme, boksieret dhe trajneret kane patur nje “mysafir” te veçante, kryebashkiakun Bardh Spahia i cili i ka vizituar duke i dhene mbeshtetjen e duhur dhe per t’i inkurajuar ne prag te ketyre sfidave te rendesishme.
Ka qene vete kryebashkiaku Spahia qe permes faqes se tij u ka uruar suksese boksiereve teksa shkruan: “Gati për mbrëmjen e madhe të boksit “Nata e kampionëve” me 22 Janar ora 17:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Shkodër.
Pata kënaqësinë të shihja nga afër përgatitjet që po bëjnë boksierët profesionistë, Nelson Hysa, Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli dhe Senad Drini, Jurgen Lazri etj nën drejtimin e trajnerëve të mirënjohur, Zef Gjoni, Jetmir Kuqi, Lazarin Vila dhe Klavdo Çekini. Shkodra mbetet shtëpia e madhe e sportit dhe ky Turne Ndërkombëtar është një dhuratë e bukur për ata që e duan boksin dhe sportet e forcës”./SHKODRA-SPORT.COM/