Një ngjarje vërtetë e rëndë u raportua javën e shkuar në Sarandë. Teksa luhej miqësorja Butrinti-Memaliaj, në pushim ndodhi një sherr.

U tha fillimisht që trajneri Neritan Novi dhe përgatitësi atletik Dhiogjen Muço kishin dhunuar futbollistin Albi Selimaj. Lajmi bëri bujë, aq sa direkt ndërhyri policia e qytetit. Ata arrestuan dy pjesëtarët e stafit teknik, deri në verifikimin e plotë të ngjarjes.

Fiks pas 72 orësh e fituan lirinë, me vendim të gjykatës së shkallës së parë Sarandë. Kjo histori sigurisht ka ndikuar jo pak te tekniku gjirokastrit, ndonëse rezultoi i pafajshëm edhe nga akuzat që u ngritën fillimisht ndaj tij.

Edhe pse jo zyrtarisht, sipas mediave do të heqë dorë nga detyra. E megjithatë, nuk është “divorci” i vetëm. Bashkë me të ikën edhe ndihmësin e tij, Nalton Musta. Dyshja në fjalë drejtuan sarandjotët që prej nisja e këtij sezoni futbollistik dhe duket se akuzat dhe balta e hedhur kundrejt tyre kanë bërë që dorëheqja të jetë e pakthyeshme.

Se kush do të jetë pasuesi në këtë rol do të shihet në vazhdim, ndërsa kujtojmë që të këtë fundjavë rinis edhe gara në Kategorinë e Dytë.