Është marrë vendimi zyrtar për sfidën Brazil-Argjentinë. Takimi I vlefshëm për kualifikueset e Kupës së botës u ndërpre në minutën e 7-të për shkak se 4 lojtarë argjentinas të ardhur nga Anglia kishin thyer rregullat e Covid-19 dhe duhet të qendronin në karantinë e jo të ishin në fushë.

Emiliano Martinez, Romero, Lo Celso dhe Bundia kishin ardhur nga Anglia dhe kishin gënjyer në deklaratat e tyre e për këtë arsye oficërt federal u futën në fushë dhe kërkuan largimin e tyre.

Tashmë Conmebol, insititucioni më i lartë i futbollit në Amerikënë Latine ka marrë vendimin final që ky takim të pezullohet dhe të mos luhet.

Postimi i Conmebol:

Me vendim të gjyqtarit të ndeshjes, ndeshja e organizuar nga FIFA mes Brazilit dhe Argjentinës për kualifikueset e Kupës së Botës pezullohet.

Gjyqtari dhe komisioneri i ndeshjes do t’i paraqesin një raport Komitetit Disiplinor të FIFA -s, i cili do të përcaktojë hapat që duhen ndjekur. Këto procedura i përmbahen rreptësisht rregullave aktuale.