Veleçiku kishte planifikuar zhvillimin e nje miqesore me Vllaznine te shtunen qe shkoi, por ajo deshtoi ngaqe ekipi shkodran bojkotoi stervitjen dhe ne kete kontekst nuk kishte si te zhvillohej kjo miqesore.

Ne kete aspekt, stafi teknik i koplikasve mendoi zevendesimin e saj me nje test kontrolli brenda- perbrenda skuadres e cila ka zgjatur 60 minuta ngaqe siç dihet kontigjenti teknik i lojtareve nuk eshte ai i duhuri.

Duke folur per mediat pas ketij testi, trajneri Besnik Duli eshte shprehur: “Me vjen keq qe nuk luajtem ndaj Vllaznise, por beme testin brenda grupit. I udhezova lojtaret qe te mos kishte perplasje mes tyre.

Me kane bindur repartet e mbrojtjes dhe mesfushes, ndersa sulmuesit Toma e Ujka duhet te punojne me shume para portes me goditjet e tyre. Na duhet t’i bejne planet me laps ne dore.

Na duhen 12 pike per te qene te qete ne realizimin e objektivit qe kemi. Po kerkojme te zhvillojme ndonje miqesore para ndeshjes se kampionatit me Egnatian”.
www.shkodrasport.com