Pezullohet serish ankandi i Vllaznise. Komisioni i Prokurimit Publik ka urdheruar Bashkine Shkoder te pezulloje çdo procedure dhe te mos kryeje asnje veprim deri ne shqyrtimin e ankeses se bere dhe marrjen e vendimit perfundimtar.

Ka ndodhur keshtu pas ankeses se bere nga subjekti “Almiro Gurakuqi & Carpathia Albania shpk”, e cila eshte konsideruar konfirm ligjit nga ky Komision.

Ne keto rrethana, eshte vendosur qe te kalohet per shyqrtim ankesa e paraqitur nga ky subjekt, pezullimin e procesit dhe moskryerjen e asnje veprimi nga autoriteti shites.

Njekohesisht detyrimin e ketij te fundit (Bashkise Shkoder) te dergimit te informacionit per proceduren e ndjekur per ankandin, te jepen argumentat per pretendimet e subjektit qe eshte ankuar dhe detaje te tjera te ketij procesi.

Autoritetit shites i duhet t’i dorezoje keto dokumenta brenda nje periudhe 5 ditore dhe me pas do te jete Komisioni i Prokurimit Publik qe do te jape vendimin e tij per vazhdimin e ankandit te Vllaznise, apo rikthimin e tij nga e para.

Kjo do te thote se edhe per disa kohe kjo çeshtje nuk do te marre zgjidhje dhe Vllaznia do te vazhdoje te jete pa president./SHKODRA-SPORT.COM/