Vllaznia ka fituar pasditen e djeshme me rezultatin 1-0 ndaj Terbunit ne miqesoren e luajtur ne Shkoder dhe loja mbase nuk eshte ngjitur ne lartesine e duhur per kuqeblute, por gjithsesi ne nje moment gjate pjeses se pare, ata kane marre duatrokitje te gjata nga tifozet.

Ka qene nje aksion i gjate, me plot 17 takime te topit nga futbollistet e Vllaznise dhe pa u prekur fare nga kundershtari, aksion qe perpak sa nuk perfundoi me gol, por gjithsesi mori duatrokitjet.

Ka nisur nga duart e portierit Qarri, i cili e ka kaluar topin fillimisht tek Marku, ai e ka kaluar më pas tek Krymi që ia ka kthyer sërish mbrojtësit të qendrës. Më pas topi ka kaluar tek Shimaj i cili ia kthyer përsëri Markut e ky Krymit.

Mesfushori i qendrës e ka kthyer më pas tek Diagne i cili e ka kaluar në të djathtë te kapiteni Gurishta. Ky e ka çuar më në qendër për tek Krymi që me një pas të saktë ka gjetur Ardit Hoxhajn i cili e ka lëshuar pak prapa për tek Kruja që me një koridor të bukur ka pasuar për tek Jonuzi.

Mesfushori kukësian ka pasur në të majtë ku ka qenë Heriç i cili ka pasuar shkurtazi tek Gurgjeviç që ia ka kthyer sërish dhe boshnjaku ka dashur ta nisë sulmuesin maqedonas brenda zonës së rreptësisë së pukjanëve por topi është penguar me dorë nga njëri prej mbrojtësve të tyre.

Një aksion i mrekullueshëm i shkodranëve me 17 pasime dhe që mund të ishte konkretizuar edhe me gol ndoshta nëse topi nuk do ishte ndalur me dorë me dashje nga mbrojtësi i Tërbunit.

Jo më kot, tifozët e Vllaznisë të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” e kanë duatrokitur gjatë këtë aksion që mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: