Antonio Delaj, një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës së U19, mendon se sezonin do ta mbyllin me trofe. Në një intervistë për “Shkodra Sport”, 18-vjeçari foli për ecurinë e ekipit, teksa u ndal edhe te ndeshja e rradhës ndaj Partizanit, e cila do të luhet të shtunën.

“Partizani është një ndër rivalet tona në kampionat. Po përgatitemi maksimalisht dhe shpresoj në një fitore të shtunën.

Profesor Sinani beson tek aftësitë tona dhe ka marrë maksimumin nga ne. Edhe mua personalisht profesor Sinani më ka ndihmuar shumë në aspektin personal.

Në fund të sezonit, besoj se do dalim me trofe, dhe do japim maksimumin tonë për ta arritur këtë objektiv. Sa i takon të ardhmes time, shpresoj të behem pjese e ekipit te pare te Vllaznise, sepse do jem krenar te kontribuoj per ekipin tim”,-mbylli prononcimin e tij, futbollisti i Vllaznia U19, Antonio Delaj.
Maringlen ZHIVANI

Për ta ndjekur intervistën të plotë, atë e gjeni në kanalin zyrtar të “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mëposhtëm: