Pas nje periudhe disi te gjate larg garave, Bruno Kola e ka lene pas demtimin qe ka patur dhe si rrjedhoje prej fillimit te ketij viti i eshte nenshtruar stervitjes se forte dhe tashme eshte gati per garat e ardhshme qe do te zhvillohen si ne Shqiperi, por edhe jashte saj.

Çiklisti i Vllaznise ka punuar fort ne stervitje bashke me shoket e tjere te ekipit dhe i gjithe fokusi ka qene tek gara e rradhes, kupa “Agim Tafili” qe do te zhvillohet javen e ardhshme ne datat 16-18 prill ne Shkoder.

Ne nje prononcim per gazeten “Shkodra Sport”, Bruno Kola do te shprehej se fitorja e ketij trofeu eshte nje detyrim per çiklistet shkodrane sepse vete aktiviteti zhvillohet ne nderim te nje legjende te madhe te ketij sporti.

“Ka qenë një përiudhë mjaft e vështirë për mua, pasi ishte një dëmtim që më la jashtë ekipit për rreth 2 vite. Jemi munduar të zgjedhim personat e duhur në ekip, në mënyrë që të krijojmë atë harmoninë që na nevojitet. Mendoj se ja kemi arritur qëllimit. Kemi arritur një formë goxha të mirë.

Nuk mund të them akoma se jam në formën time më të mirë, por mund të them se jemi në nivelin e duhur. Normalisht, Kupa ‘Agim Tafili’ është një detyrim për ne, gjatë garës çdo gjë mund të ndodhë, por ne si pjesë e Vllaznisë jemi të detyruar të japim maksimumin tonë në këtë garë”./www.shkodrasport.com/