Ka kaluar shume vuajtje dhe probleme me demtimet ne sezonin e fundit, por duket se gjithçka tashme eshte lene pas dhe ai po shfaq vlerat e tij me te mira. E kemi fjalen per futbollistin 17 vjeçar Ersi Zaganjori.

Ne finalen e djeshme te kampionatit te kesaj grupmoshe, ai ka treguar me se miri vlerat e tij duke qene nje nga protagonistet kryesore te atij suksesi me tre golat qe ka shenuar ne pjesen e dyte.

Duke folur pas ndeshjes per “Shkodra Sport”, Zaganjori ka vleresuar kete trofe dhe ka premtuar edhe nje tjeter javen qe vjen, ate te Kupes se Shqiperise. Ja si eshte pergjigjur ai per gazeten:

“Jemi shumë të kënaqur, kemi punuar për këtë ditë. Kemi punuar fort gjithë kampionatin dhe në fund ja arritëm suksesit duke dalë kampion me një rezultat të thellë. Kur stërvitemi dhe besojmë se jemi kampionë të Shqipërisë edhe suksesi vjen. Gjatë gjithë kampionatit kam qënë i dëmtuar, më vjen mirë dhe jam shumë i lumtur që shënova 3 gola në finale Tashme do shohim perpara dhe shpresoj qe javen e ardhshme te fitojme edhe Kupen”.

Te plote prononcimin e Ersi Zaganjorit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar e linkun e meposhtem: