Vllaznia e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e ri me atë fitore 5-3 në Laç e tashmë është fokusuar tek sfida e rradhës, ajo që do të luajë me Teutën në “Loro Boriçi”.

Por për gazetarin e njohur sportiv Namik Mehmeti, skuadra shkodrane duhet të bëjë kujdes të mos kalojë në eufori, por ta vlerësojë në maksimum kundërshtarin sepse vetëm kështu mund t’ia dalë të arrijë objektivat e saj. Nje gje te tille ai e ka thene ne nje interviste per kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube.

“Fitorja në Laç mori vlerë edhe më të madhe ngaqë Vllaznia kishte 7 vjet pa fituar në këtë fushë. Dhe në fakt mirë e kishte thënë edhe trajneri Brdariç para ndeshjes se nuk do shikonin statistikat.

Duke mundur Laçin thyhej edhe një mit sepse Laçi është një skuadër që e ka treguar veten si pretendent. Prandaj kjo fitore I ka hapur rrugën drejt suksesit ekipit të Vllaznisë.

Por ky moment I mirë duhet patur shumë kujdes në mënyrë që skuadra të mos kalojë në eufori , vetëkënaqësi dhe siguri të tepruar duke menduar se kur kemi mundur Laçin, do ta mundim edhe Teutën.

Duhet parë kujdes dhe të gjithë duan ta kenë të qartë se një fillim I mbarë është gjysma e punës. Por kampionati është I gjatë, do ketë edhe surpriza dhe deri në përfundimin e tij, do rrjedhin shumë ngjarje”- ka thene Mehmeti

Intervisten e plote me gazetarin sportiv Namik Mehmeti, mund ta ndiqni ne linkun e meposhtem: