Te dielen eshte kthyer nga Gjermania ku zhvilloi ndeshjen e tij te 11-te ne boksin profesionist dhe sot ka qene menjehere ne palestren e stervitjes te klubit Vllaznia.

Nelson Hysa nuk ka kohe per te humbur sepse tashme eshte fokusuar tek boksi olimpik sepse deshiron “t’i jape nje dore” Vllaznise per te fituar titullin e 25-te kampion te Shqiperise.

Boksieri i njohur ka dhene nderkohe nje prononcim per mediat ku fillimisht ka folur per synimet e tij te ardhshme ne profesionizem kur eshte shprehur:

“Oreksi vjen duke ngrene, sot jam i 66-ti ne ranglisten boterore, por po premtoj publikisht qe brenda ketij viti une do te jem i renditur ne 50-shen me te mire te Botes. Ky eshte synimi im”.

Nderkohe sa i takon kampionatit kombetar qe do te zhvillohet kete fundjave ne Tirane, Hysa shton:

“Nga kjo palester kemi dale te gjithe dhe boksi olimpik eshte “dashuria ime e pare”. Padyshim qe do te jem ne ring duke perfaqesuar Vllaznine edhe ne kete kampionat duke synuar t’i japim asaj titullin e 25-te kampion, nderkohe qe ne aspektin personal do te jete titulli i 17-te”.

Te plote prononcimin e boksierit Nelson Hysa mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: