Pak kohe me pare gazetari dhe komentatori i njohur koplikas Bashkim Ramekaj per komentin e tij tek goli i njerit prej lojtareve te Veleçikut, pikerisht mbrojtesit te majte Arsen Banushaj.

Shprehja “Gol dhe trekanç” e Ramekajt u be virale, por kjo gje nuk e ka merzitur aspak ate, perkundrazi e perdor serish sa here qe i jepet mundesia dhe ne fakt mundesite jane jo te pakta sepse Banushaj vazhdon te shenoje gola te bukur.

E beri kete gje edhe ne ndeshjen e djeshme ndaj Shenkollit, e luajtur ne fushen sportive te vellezerve Duli ne Koplik dhe qe perfundoi me fitoren 5-1 te Veleçikut, teksa ai shenoi golin e trete.

Ka qene nje goditje denimi rreth 25 metra larg portes kundershtare dhe Banushaj e ka ekzekutuar ate ne menyren e duhur duke e derguar topin ne trekendeshin e portes kundershtare. Kaq ka mjaftuar qe komentatori Ramekaj te perseriste ato shprehjet e tij “te famshme”:

“Banushi ka shenuar serish, gol e trekanç. E shkelqyer kjo pune”