Ndeshja e së mërkurës e vlefshme për Kupën e Portugalisë, në gjuhën e tyre Taça de Portugal, ishte e mbushur me emocione teksa në gjysmëfinale ishin përballë dy nga klubet më me emër të futbollit portugez Porto dhe Sporting.

Ndeshja u vendos nga goli i vetëm i Soares i Porto-s në pjesën e dytë, teksa në fund të takimit Acuna i Sporting doli me karton të kuq.

Por video që po bën xhiron e botës nuk është as e golit dhe as e kartonit të kuq, por e një aksioni personal të Rocardo Pereira.

Ai ka turpëruar më shumë se askush tjetër Fabio Coentrao-n, në fillim duke e kaluar me një shpejtësi marramendëse, dhe më pas duke e bërë që të rrëzohen në tokë sikur ta kishte goditur njeri me snajper nga shkallët e stadiumit./telesport/