Nga Gjergj KOLA

Sulmuesi shkodran Majkol Luka vazhdon te shenoje dhe te beje mire me ekipin U15 te Akademise se klubit te njohur italian, Fiorentina. Ne ndeshjen e djeshme ndaj Salerninates, 15 vjeçari shtatelarte ka shenuar golin e pare per ekipin e tij, duke kontribuar kesisoj ne fitoren 2-1.

Fiorentina U15 e ka luajtur ne transferte kete ndeshje dhe ne fakt ajo nuk ka nisur mire per te sepse ne minuten e 20-te ka qene futbollisti Sepe qe ka shenuar per vendasit. Por avantazhi i tyre nuk ka zgjatur shume sepse 4 minuta me vone do te ishte Majkol Luka qe do te barazonte shifrat.

Ai ka marre nje top nga nje prej shokeve te ekipit, ka hyre ne zone dhe ndonese ne nje pozicion diagonal me porten, ka goditur fort tokazi duke e derguar topin ne rrjete sepse portieri kundershtar nuk ka arritur dot te beje asgje per ta ndalur ate.

Ne minuten e 82-te nderkohe do te shenonte edhe Chiarelli dhe ne kete menyre Fioretina ka arritur te marre nje fitore me shume vlere dhe me kete trepikesh ajo eshte ngjitur ne kuoten e 39 pikeve duke qene e pozicionuar ne vendin e trete te renditjes se kampionatit, pas Empolit dhe Romes qe ndajne dy vendet e para.

Ne keto rezultate pozitive te Fiorentina U15 sigurisht qe po luan nje rol te rendesishem me lojen dhe golat e tij edhe sulmuesi shkodran Majkol Luka, i cili siç dihet eshte edhe kapiten i kombetares U15 te Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/