Vllaznia është rikthyer në shtëpinë e saj. Shkodranët kanë filluar stërvitjen në Reshit Rusi, teksa video është shpërndarë nga klubi në rrjetet sociale.

“Reshit Rusi” ishte prej muajsh i padisponueshëm prej punimeve, teksa vetëm në këtë fund të muajit janar, fusha është bërë 100 përqind gati.

Ajo që kishte ndikuar ishin kushtet atmosferike jo shumë të favorshme dhe u pa e arsyeshme ndërhyerja. Te ekipi nga Shkodra nuk ka më alibi, pasi tashmë skuadra do përgatitet në një fushë tejet cilësore dhe me parametra europian për t’u stërvitur.

Për këtë ambient sportiv, investimi ka qënë i madh. “Vllaznia rikthehet për t’u stërvitur në “shtëpinë” e saj…” – shkruhet në postim.