Veleçiku mori dy dite me pare nje fitore te paster ne shifrat 4-1 ndaj Shenkollit dhe vijon te ndjeke rrugen e tre skuadrave pretendente, me shprese se mund t’i arrije deri ne fund te kampionatit.

Duke folur per mediat pas kesaj ndeshje, trajneri Dritan Smajli u shpreh se futbollistet e tij kete here bene nje ndeshje te mire teksa ka pergezuar edhe ata qe hyne nga stoli, ndryshe nga java e kaluar kur i kritikoi. Ndoshta keto kritika i kane bere mire atyre, te pakten keshtu mendon numri 1 i pankines koplikase.

“E kishim përgatitur ndeshjen që ditën e hënë. Unë e njihja kundërshtarin, kështu që ishte një gjë mjaft pozitive. Shumë lojtarë aty i kam pasur në ekipet zinxhir te akademia e Shën Kollit dhe e kishim më të thjeshtë për të studiuar kundërshtarin.

I përgëzoj djemtë, pasi kjo është ndeshja e katërt rradhazi që skuadra prodhon jo vetëm lojë, por edhe gola. Normalisht që jam i kënaqur, ndonëse është vetëm java e dytë e fazës së dytë. Besoj se skuadra do të vijë në rritje ndeshje pas ndeshjeje dhe të tilla rezultate do të kemi dhe javët në vazhdim.

Trajneri duhet të jetë kritik në rritjen e lojtarëve, pasi nëse një trajner nuk i flet lojtarit, ai nuk do ta kuptojë mënyren se si po luan. ‘I zgjova’ nga gjumi , për të lënë të kuptuar se nuk është e thjeshtë që të ruash vendin, por sot kam fjalë të mira dhe shpresoj të vazhdojmë kështu”- eshte shprehur trajneri Smajli./SHKODRA-SPORT.COM/