Vllaznia e volejbollit te meshkujve ka gabuar rende ne ndeshjen e djeshme ndaj Skenderbeut duke e vene tashme seriozisht ne dyshim kualifikimin ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise.

Takimi eshte luajtur ne pallatin e sportit “Tamara Nikolla” te Korçes dhe eshte fituar nga vendasit me rezultatin e paster 3-0. Fitore kjo qe e ngjit Skenderbeun ne vendin e dyte ne grupin B dhe ka zbritur Vllaznine ne te tretin.

Duhet thene se kuqeblute kane patur 2-3 mungesa te rendesishme ne kete takim dhe kjo ka ndikuar ne lojen e tyre. Ne setin e pare jane korçaret qe luajne me mire dhe arrijne te fitojne pa shume veshtiresi me rezultatin 25-16.

Vllaznia reagon ne te dytin dhe eshte prane fitimit te tij, por ne fund eshte serish Skenderbeu qe triumfon ne shifrat 28-26. Edhe seti i trete ka rivalitet por serish fitohet nga vendasit 26-24 qe kesisoj marrin edhe krejt ndeshjen me shifrat 3-0.

Pas ndeshjeve te katerta ne grup kryeson Erzeni me 9 pike, Skenderbeu eshte i dyti me 8, Vllaznia e treta me 7 pike dhe mbyll tabelen Elbasani me 0 pike. Sfida e javes se ardhshme ne mes Vllaznise dhe Erzenit qe do te luhet ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do te jete percaktuese per te dy ekipet per te vendosur se cila skuader do te shkoje ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/