Pas humbjes në ndeshjen e kaluar në Kukës, “Vllaznia B” është mundur sërish. Këtë herë në Luz nga skuadra vendase me rezultatin 0-2.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Kraja janë përpjekur për të marrë një rezultat pozitiv dhe për rrjedhojë kanë krijuar edhe raste në portën vendase por nuk kanë arritur dot të shënojnë.

Ndërkohë Luzi në minutën e 74-të ka shënuar golin e parë të ndeshjes dhe kjo solli një situatë aspak të mirë në kampin shkodran.

Kuqeblutë janë hedhur sërish në sulm duke instituar të paktën për të gjetur golin e barazimit, por në vend që të ndodhte kjo, ka ardhur goli i dytë për Luzin në minutën e 94-të me anë të Barçit.

Përfundimisht 2-0 për Luzin që me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 10 pikëve duke mbajtur tashmë vendin e dytë në renditje ndërsa “Vllaznia B” ka mbetur në kuotën e 4 pikëve dhe mban vendin e dhjetë.
© shkodrasport.com