Partizani po kërkon të përforcohet në repartin e sulmit. Emrat e përfolur kanë qenë të shumtë gjatë verës, ndërsa tashmë një tjetër del në dritë. Bëhet fjalë për Shefit Shefitin.

Ish-sulmuesi i moshave të Shqipërisë mësohet nga shtypi i shkruar se ka ngjallur interesin e drejtuesve të kuq. Kujtojmë se më parë gjatë verës është kontaktuar nga Vllaznia, por pa arritur në një marrëveshje.

Tashmë i lirë në merkaton e verës, 24-vjeçari mund të jetë i gatshëm të veshë fanellën e demave, nëse Partizani bën një hap më shumë për konkretizimin e tij. Aventurën e fundit e pati me Renovën, ndërsa më herët ka luajtur për Shkëndijën e Tetovës.

Drejtori i Partizanit Elton Marini mesohet te kete patur nje bisede telefonike me lojtarin keto dite, por vete Shefiti duket i pavendosur sepse deshiron te luaje ne nje kampionat tjeter. Megjithate zyrtari i te kuqve i ka lene afat dhe nese ai nuk kthen pergjigje shpejt, edhe Partizani mund te heqe dore prej tij.