Nëse dje kuqeblutë kanë zhvilluar një stërvitje të lehtë dhe atë në një fushë kalçetoje, sot ka qenë tjetër gjë për ta.

Stafi teknik ka aplikuar dy seanca teksa paradite ekipi ka qenë në palestër ndërsa pasdite ka zbritur në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Për fat të mirë, edhe kushtet atmosferike kanë qenë disi më të mira dhe kjo seancë është zhvilluar pa reshje shiu.

Vllaznia në këtë mënyrë ka filluar të mendojë për sfidën e së hënës ndaj Kukësit.

Nesër do të ketë edhe një seancë të fundit, po në “Reshit Rusi” në orën 14.30 dhe menjëherë pas saj ekipi do të niset drejt Kukësit ku do të akomodohet një natë para ndeshjes.
© shkodrasport.com