Vllaznia vijon pergatitjet per ndeshjen e rradhes ne kampionat ndaj Bylisit, nen drejtimin e trajnerit te ri Auron Miloti. Ne proceset stervitore te shkodraneve duket se po mbizoteron nje tjeter fryme me pozitive, perqendrim dhe optimizem, fale edhe stafit te ri me ne krye Milotin, pa harruar edhe Borshin, Lekiqin, video-analistin Mani apo edhe drejtorin sportiv Vioresin Sinani.
Gjate ketyre diteve, terreni i fushes se Golemit ne kompleksin “Hasaj” po shfrytezohet maksimalisht nga stafi teknik per rikthimin tek forma e mire sportive, por edhe per te percuar idete qe trajneri i ri Miloti ka. Ne seancat e fundit stervitore, grupi kuqeblu ka qene pothuajse i plote ne marrjen e ngarkesave fizike dhe teknike.
Perjashtim ka bere vetem mbrojtesi i djathte Geralb Smajli, qe nuk ishte me grupin, per shkak te nje demtimi te disa diteve me pare me Kombetaren U-21 dhe sic dihet edhe Esat Mala, qe vijon fazen e rehabilitimit.
Ne pamje te pare ne stervitjet qe po zhvillohen, duket qartazi se grupi i futbollisteve te Vllaznise po punon me me teper deshire dhe me me perqendrim maksimal per te zbatuar programin stervitor.
Po ashtu, ajo qe vlen te theksohet ka te beje edhe me pranine ne seancat stervitore te presidentit te Vllaznise, Alban Xhaferi, i cili se bashku me sekretarin e pergjithshem te klubit, Blendi Dibra, vijojne t’i qendrojne afer skuadres pothuajse ne te gjitha seancat stervitore, duke i ndjekur prej se afermi.
Maringlen ZHIVANI