Ardhja e tre lojtareve te huaja tek Vllaznise e volejbollit te femrave, padyshim qe ka qene nje lajm i mire per kete ekip, megjithate ato duan kohen e vet per t’u ingranuar me pjesen tjeter te vajzave.

Pikerisht ne kete kontekst, drejtuesit e ekipit kane zhvilluar pasditen e se merkures nje ndeshje miqesore me ekipin malazez Moraça dhe ne fund te saj, ka qene Vllaznia qe ka fituar 3-1.

Vajzat kuqeblu te drejtuara nga trajneret Lisha e Kalaja kane luajtur me mire nderkohe qe eshte verejtur nje nivel me i larte edhe nga braziliania Carioca, kolumbiania Perez dhe serbia Joçiç te cilat pritet te jene pika te forta te Vllaznise ne gjysmen e dyte te sezonit.

Duhet thene se me ekipin e Moraçes, Vllaznia ka zhvilluar disa miqesore keto vitet e fundit dhe gjithmone ka fituar ndaj ekipit shkodran, por kete here ka ndodhur keshtu dhe kjo tregon se gjerat kane nisur te marrin per mire tek ai.
www.shkodrasport.com