Duhej te ishte ndeshja rivalesh ngaqe ndesheshin vendi i pare dhe i dyte ne renditje, per me teper qe diferenca ne mes tyre ishte vetem tre pike, por nuk ka ndodhur keshtu.

Vllaznia ne futboll per femra ka shpartalluar me rezultatin e thelle 8-0 ekipin “Tirana AS” ne ndeshjen e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Protagonistja kryesore e ketij suksesi ka qene e zakonshmja- Megi Doçi, e cila ka shenuar plot 5 gola ndersa dy te tjeret mbajne firmen e Arlinda Grudes (2) dhe Sara Maliqi.

Me kete fitore Vllaznia eshte ngjitur ne kuoten e 33 pikeve duke qene tashme 6 pike e shkeputur nga Tirana AS e vendit te dyte dhe ne perfundim te fazes se pare te kampionatit, duket se ekipi shkodran ecen tashme i sigurte drejt titullit te gjashte kampion rradhazi.

Nje skuader qe nuk di te ndaluri ne fitimin e trofeve dhe po ashtu edhe ne shenimin e golave sepse vetem ne 11 ndeshjet e ketij kampionati ka shenuar plot 83 gola dhe ka pesuar vetem 2.
www.shkodrasport.com