Vllaznia e volejbollit te meshkujve eshte mundur ne ndeshjen e javes se dyte te Kupes se Shqiperise, ate te luajtur pasditen e djeshme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryqytetit ndaj Tiranes, ne shifrat 3-0.

Ka qene nje takim i dominuar nga bardheblute te cilet nuk kane hasur shume rezistence te shkodraneve. Ne setin e pare Tirana ka fituar me rezultatin 25-13. Kjo tregon me se miri se kuqeblute kane qene thuajse inekzistente ne fushen e lojes.

Ne te dytin nderkohe gjerat ndryshojne disi por eshte perseri Tirana e cila fiton 25-20. U mendua se ne te tretin loja e Vllaznise do te rritej, por nuk ndodhte keshtu. Vendasit e fituan edhe ate 25-19 dhe ne ne kete menyre krejt ndeshjen me shifrat 3-0.

Ne kete menyre pas ndeshjeve te dyta te Kupes, Vllaznia tashme ndodhet ne vendin e trete te renditjes ne grup me 2 pike te grumbulluara, nderkohe qe para saj jane te renditura Tirana me 6 pike dhe Skenderbeu me 4 pike.

Shkodranet kane luajtur deri tani dy ndeshje teksa kane fituar te pare 3-2 ndaj Skenderbeut dhe e humben pra te dyten 3-0 ndaj Tiranes. Javen e ardhshme ata do te luajne ndeshjen e trete ndaj Elbasanit./SHKODRA-SPORT.COM/