Problematika e mungesave të titullarëve për Vllazninë pritet të shoqërohet sërish edhe për ndeshjen e rradhës me Dinamon.

Njëra prej këtyre mungesave është edhe ajo e kapitenit Erdenis Gurishta, që në përballjen me blutë e kryeqytetit mungon për arsye dëmtimi, ashtu si në ndeshjen tjetër ndaj Skënderbeut.

Dëmtimi i Gurishtës në përballjen ndaj Partizanit duket se ka qenë serioz. Ai mësohet se ka pësuar një dëmtim në gju dhe kjo ka dashur që kapiteni i shkodranëve të lihet pushim për pak kohë.

Megjithatë, ashtu si edhe në rastet e tjera, kur Gurishta ka munguar, edhe këtë rradhë, stafi ka vendosur, që në këtë pozicion të luajë mesfushori Arsid Kruja.

Një rol, që në fakt, sa herë i është kërkuar të luajë për nevoja të skuadrës, Kruja e ka bërë në mënyrën më të mirë.
Maringlen ZHIVANI