Pas pesë javësh kampionat Vllaznia kryeson bindshëm në kampionat duke qenë pesë pikë larg ekipit të vendit të dytë- Dinamos dhe gjashtë pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Erzenit.

Me këtë të fundit, ekziston mundësia për ta çuar në nëntë pikë diferencën pasditen e nesërme në rast fitoreje dhe do të thotë padiskutim një kundërshtar më pak. Por pavarësisht kësaj situate të krijuar trajneri i ekipit shkodran Hasan Lika asnjëherë nuk nxitohet.

Në fjalët e tij nuk përmendet askund fjala “Superligë”. Padiskutim që ky është kyçi i suksesit tek Vllaznia. Megjithatë kjo duhet ruajtur sepse ndryshe pasojat mund të ndihen pastaj tek skuadra.

Fokusi është përqendruar tek sfida e rradhës me shijakasit që do të luhet në “Reshit Rusi” ditën e nesërme. Në rast fitoreje, ajo do të jetë e gjashta rradhazi dhe konfirmim i një ecurie të mirë por objektivi i kuqebluve është i qartë për ta thelluar edhe më shumë diferencën me ndjekësit në mënyrë që në fazën e tretë kur të përgjysmohen pikët, ata të jenë të qetë për të arritur objektivin që kanë.
www.shkodrasport.com