Trajneri Ernest Gjoka e kishte primare në merkaton e dimrit përforcimin e mbrojtjes, ku skuadra shkodrane ka pasur më shumë probleme. Ka ardhur në ekip Sedat Berisha dhe Nuredin Orelesi nuk llogaritet më si mbrojtës qendre, por si mesfushor, pra në rolin e tij natyral. Vllaznia po kërkon me ngulm edhe një qendërmbrojtës tjetër dhe mënjëherë sytë u drejtuan te Malota dhe Krasniqi, pas largimit të këtyre të fundit nga Partizani.

Sipas vipsport, kontaktet janë fokusuar te mbrojtësi lezhjan, Renato Malota, i cili me shumë gjasa do të vishet kuqeblu. Është një lojtar me përvojë, që trajneri Gjoka e njeh mirë. Vllaznisë do t’i bënte shumë punë dhe mbetet që të arrihet akordi financiar, që Malota të quhet lojtar i Vllaznisë. Merkatoja e shkodranëve është e hapur dhe këto ditë do të ketë të reja./Vipsport/