Ditën e sotme, janë luajtur ndeshjet e javës së 16-të të kampionatit të femrave. Kështu, Vllaznia mori një fitore në Shkodër ndaj Apolonisë, teksa kjo fitore i jep shkodraneve një fitore mjaft të vyer në rrugën drejt titullit kampion.

Tashmë, shkodranet e shohin veten 5 pikë larg Apolonisë së vendit të dytë. Vllaznia bëri detyrën ndaj fierakeve, duke i mundur thellë ato.

Ndeshja filloi me raste për shkodranet, por goli erdhi vetëm në minutën e 28-të, kur Berisha e Vllaznisë kaloi në avantazh shkodranet. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërkohë që në pjesën e dytë, vajzat shkodrane shënuan edhe tre herë të tjera.

Vllaznia ishte tepër e fortë për Apoloninë, me fieraket që gabuan, duke falur disa gola. Franja, Doçi, dhe Lufo shënuan golat e tjerë dhe me këtë rezultat do të mbyllej e gjithë ndeshja.

Sfida u mbyll me rezultatin 4-0, me Vllazninë që vijon të renditet e para në klasifikim në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Apolonia e ndjek nga pas, duke u renditur në vendin e dytë, në kuotën e 35 pikëve.
Maringlen ZHIVANI