E ka konfirmuar trajneri Bushati para dy ditësh por është parë edhe në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë. Në ndeshjen e nesërme ndaj Kastriotit, do të aktivizohen sërish futbollistë të rinj. Kështu në portë do jetë Hallunaj, në mbrojtje do luajnë Rusi, Balaj, Marku e Dema. Në mesfushë ndërkohë nga e djathta do luajë Markolaj, në qendër Borshi e Kruja ndërsa në të majtë Shkjau. Para tyre në mesfushë do jetë Bardulla dhe në sulm Guri. Me këtë formacion të rinjsh do kërkohet fitorja në ndeshjen e fundit të kampionatit por njëkohësisht do jetë testi I fundit I provës për këta futbollistët e rinj nëse do jenë edhe sezonin e ardhshëm në planet e stafit drejtues apo jo. Ky formacion kesisoj ka mundesine qe te tregoje vlerat e veta. Ne rradhe te pare, futbollistet qe do dalin ne fushe diten e sotme duhet te fitojne ndeshjen ne menyre qe Vllaznia te ruaje pozicionin qe ka ne renditje dhe pse jo te kerkoje te ngjise edhe ndonje shkalle tjeter.