Vllaznia nuk ia del te fitoje titullin e 10-te kampion ne basketboll per meshkuj. Ajo e ka humbur edhe finalen e katert ndaj Teutes dhe me bilancin e pergjithshem 3-1 eshte dorezuar dhe detyrohet t’i uroje titullin durrsakeve.

Ndeshja e sotme eshte luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe eshte fituar nga Teuta me rezultatin 68-53.

Vllaznia ka luajtur mire vetem ne 10 minutat e para te cilat i fiton me rezultatin 24-16. Me kalimin e minutave, kuqeblute kane gabuar jo pak dhe nga kjo ka perfituar Teuta e cila shkon ne pushimin e ndeshjes me rezultatin 39-35 ne favor te saj.

Kaq ka mjaftuar qe ne dy periodat e fundit vjen duke e thelluar rezultatin dhe ne kete menyre shkon drejt fitores e sigurte dhe e mbyll krejt ndeshjen me 15 pike diference me favor te saj.

Ne fund te ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes dhe ne kete menyre Teuta eshte kampione e Shqiperise edhe pee sezonin 2021-2022 nderkohe qe Vllaznia detyrohet te pranoje humbjen duke u mjaftuar vetem me vendin e dyte.