HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia sot në Durrës për të thyer tersin, por edhe për vazhdimësinë

Vllaznia sot në Durrës për të thyer tersin, por edhe për vazhdimësinë

Vllaznia do jetë sot në orën 17:45 përballë Teutës, në ndeshjen e javës së 6-të të Superligës. Një transfertë aspak e lehtë dhe shumë delikate. Kjo duke parë edhe formën aktuale që po kalojnë durrsakët, ku me vetëm 3 pikë në 5 javët e para, do kërkojnë reagimin ndaj kuqebluve.

Për më tepër edhe statistikat në “Niko Dovana” në thuajse dekadën e fundit, kanë folur të giitha për Teutën. Vllaznia nuk fiton prej 8 vitesh në Durrës, ku për herë të fundit triumfonte në vitin 2014, falë një goli të Krujës. Duke e shndërruar transfertën durrsake me të vërtetë në një tabu.

Por shkodranët e drejtuar nga Josa, përveç se të thyejnë tersin historik, do kërkojnë vazhdimësinë. Kjo pas oshilacioneve të shfaqura në javët e para, ku ekipi nuk ka treguar stabilitetin e duhur. Prandaj një sfidë e tillë po aq sa paraqitet e vështirë është edhe e kalueshme. Ndoshta edhe për ti dhënë një goditje tjetër durrsakëve.

Që realisht nuk janë ajo skuadra e para 2-3 edicioneve, ku duket se këtë sezon do luajnë për mbijetesën. Megjithatë vëmendja e Vllaznisë patjetër që është tek takimi i sotëm për të marrë maksimumin dhe krijuar një ecuri. Pasi në javët që vijojnë kalendari do jetë shumë i ngjeshur me sfida shumë të zjarrta për tu luajtur.
Endri ÇINARI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments