Ekipi i Vllaznisë ka vijuar edhe sot me programin e tij stërvitor dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët, me përjashtim të njërit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Renato Malota. Nëse një ditë më parë ai u paraqit në stërvitje por nuk mori pjesë në të, sot ndërkohë mbrojtësi lezhjan ka munguar fare.

Ai nuk është paraqitur as në seancën e paradites dhe as atë të mbasdites dhe kësisoj stafi ka filluar të mos e llogarisë për ndeshjen e rradhës me Kukësin.

Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se nga kontaktet që kanë patur me lojtarin, ai u ka shpjeguar se është duke sqaruar bashkë me avokatin e tij çështjen e hapur në emrin e tij.

Lojtari beson se shumë shpejt do të vërtetohet se është i pafajshëm në gjithë këtë histori që mori edhe përmasa të mëdha.

Megjithatë, Vllaznia të paktën për sfidën e së hënës duhet të bëjë me Renato Malotën.
© shkodrasport.com