Pas titullit të 16 vjeçarëve të fituar pak ditë më parë, ekipi i Vllaznisë është shpallur kampion i Shqipërisë edhe në kampionatin U-18.

Garat e tij janë zhvilluar sot në “Elbasan Arena” dhe janë dominuar nga atletët shkodranë të cilët në fund kanë arritur të grumbullojnë më shumë pikë se gjithë ekipet e tjera, plot 133.

Kanë spikatur disa prej atletëve që kanë zënë edhe vende të para në disiplina të ndryshme sportive si Gjuljan Guri, Heldi Valikaj apo dhe stafetat 4 x 100 ku ka dominuar ekipi i Vllaznisë.

Ja rezultatet më të mira të atletëve të saj:

100 m Gjuljan Guri vend i parë
200 m Gjuljan Guri vend i parë

Së gjati Heldi Valikaj vend i parë
Së gjati Endri Rakaj vend i dytë

Trehapësh Heldi Valikaj vend i parë
Trehapësh Endri Rakaj vend i dytë

110 m/p Endir Hoxha vend i dytë
110 m/p Indrit Huti vend i tretë

Së larti Glenis Haxhia vend i tretë
400 m Kristian Rushini vend i dytë

4×100 m Rakaj-Valikaj-Guri-Begovi vend i parë
4×400 m Hoxha-Huti-Margilaj-Guri vend i dytë

Ndërsa për femra ka spikatur Erisa Rrasa që ka zënë vend të parë në trehapësh dhe vend të dytë në kërcim së gjati. Në klasifikimin ekipor, Vllaznia për të reja ka zënë vendin e tretë.
© shkodrasport.com