Vllaznia U19 ka fituar me rezultatin 5-0 derbin me KF Shkodra, ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit.

Kuqeblute e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani kane arritur te marrin nje tjeter fitore dhe vazhdojne te kryesojne renditjen e kampionatit duke qene ne kuoten e 16 pikeve pas 6 javesh kampionat.

Ne pjesen e pare ka qene mesfushori Paolo Pjeshka qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 30-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare.

Ne pjesen e dyte nderkohe jane shenuar edhe 4 gola te tjere dhe ne minuten e 65-te do te ishte Rejan Alivoda qe do te dyfishonte shifrat, e pas tij mbrojtesi Flori Spahija qe do te shenonte edhe te tretin.

Por ndeshja nuk do te mbyllej ketu sepse Vllaznia U19 do te shenonte edhe dy gola te tjere me ane te Klevis Bebeziqit dhe Ardit Nikajt. Ne kete menyre, i gjithe takimi do te mbyllej me rezultatin e thelle 5-0 ne favor te ekipit kuqeblu./SHKODRA-SPORT.COM/